KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Shpresoj në fitore”, Fisnik Asllani i qartë: Favorit ishte edhe Sllovakia e Suedia, por të shohim në fushë

“Shpresoj në fitore”, Fisnik Asllani i qartë: Favorit ishte edhe Sllovakia e Suedia, por të shohim në fushë

Ylli i Kosovës Fisnik Asllani thotë se “Dardanët” janë gati të japin më të mirën për të mposhtur Turqinë në finalen e play-offit.

Ai për faqen zyrtare të FFK-së bëri të qartë se triumfi i fundit në Sllovaki iu ka rritur vetëbesimin lojtarëve dhe këtë janë të gatshëm ta dëshmojnë.

“Besoj që fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim, kështu që të martën kundër Turqisë kemi me bo një lojë shumë të mirë, t’i kemi tifozët pranë vetës. Shpresoj që e fitojmë lojën dhe shkojna në Kupën e Botës”.

Sulmuesi i Hoffenheimit kërkoi ndihmën e tifozëve për ta mposhtur Turqinë, si dhe shtoi se nuk i intereson se kush është favorit.

“Turqia favorit? Mua kjo pjesë nuk më intereson, as ekipit jo – në fund shikohet në fushë çfarë bëhet. Ata munden me qenë favorit, njëjtë janë kanë edhe Sllovakia e Suedia kështu na me e kry punën tonë dhe pastaj të shohim pas lojës”.

“Tifozët? Me na ndihmu sa të mundën, të na përkrahin në fushë dhe jashtë fushës. Na kemi me dhënë maksimumin për ta, do ta lëmë zemrën në fushë dhe të fitojmë lojën të martën”.

Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.