KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shpërthimi në një veturë në Gjilan, Policia jep detaje – një person i lënduar rëndë

Shpërthimi në një veturë në Gjilan, Policia jep detaje – një person i lënduar rëndë

Një shpërthim në një veturë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 05.08.2026 rreth orës 21:45 kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ‘Lufta e Gjilani 44’ në Gjilan ka ndodhë një detonim në një veturë. Menjëherë patrullat policore ju kanë përgjigjur thirrjes duke dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes”, tha Hashani.

Tutje, bëhet e ditur se në veturë kanë qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjere.

Vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë.

Policia njofton se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.