KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë

Një i afërm i familjes Kola, ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

Ai sqaroi se familja jetonte në Itali dhe kishte ardhur në banesën dykatëshe për pushime dhe për një dasmë familjare.

“Jetonin në Itali. Kanë ardhur për pushime. Kishin një dasmë, kishin dasmën e vajzës së vëllait. Mendova se ishte ndonjë gomë e makinave të tonazhit të lartë, por një shok më mori e më tha është dëmtuar Saimiri.

Ka shpërthyer një bombol. Bombola ka qenë jashtë. Në këtë banesë nuk jetonte asnjeri, vetëm ata kur vinin me pushime”, deklaroi i afërmi i familjes./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.