Disa shpërthime janë dëgjuar në provincën Bushehr, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Mehr.
Burime lokale i thanë agjencisë së lajmeve se shpërthimet u dëgjuan para orës 12:00.
Nuk është e qartë se cili është burimi i shpërthimit, transmeton Telegrafi.
Garda Revolucionare e Iranit tha se disa vende në qytetin e Bushehrit u sulmuan mbrëmë.
Ushtria amerikane tha se përfundoi raundin e saj më të fundit të sulmeve ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/
