Një cisternë ka raportuar një shpërthim të jashtëm në Ngushticën e Hormuzit, pranë Omanit, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar.
Kapiteni i cisternës tha se shpërthimi ndodhi në anën e portit dhe se një sasi e caktuar karburanti është derdhur në det.
Megjithatë, ekuipazhi dhe anija thuhet se janë të sigurta, transmeton Telegrafi.
Irani vazhdon të bllokojë qasjen në rrugën ujore kyçe për trafikun tregtar, me disa anije që janë vënë nën zjarr iranian që nga fillimi i luftës.
Incidenti i sotëm ndodhi pasi Irani akuzoi SHBA-në për një “shkelje flagrante” të armëpushimit dhe u zotua të mos e lërë atë pa përgjigje. /Telegrafi/
