KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shpërthen zjarr pranë fshatit Miletinë të Bërvenicës

Shpërthen zjarr pranë fshatit Miletinë të Bërvenicës

Një zjarr i madh që ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në komunën e Bërvenicës, paraqet rrezik për përhapjen e flakëve drejt vendbanimit.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka angazhuar dy avionë “Er Tractor”, të cilët janë nisur drejt Miletinës për të ndihmuar në vënien nën kontroll të zjarrit.

Në terren ndodhen edhe ekipet e zjarrfikësve të Tetovës, por ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të paarritshëm dhe të rrezikshëm, ndërsa era e fortë po e komplikon më tej situatën.

Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, bëri të ditur se ka dhënë urdhër që dy avionët të ngrihen drejt Miletinës, me qëllim që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për futjen e zjarrfikësve në zonën pyjore dhe ndërhyrjen ndaj zjarrit.

“Kemi një zjarr të madh pranë fshatit Miletinë, i cili e kërcënon vendbanimin”, deklaroi Angellov në një video-mesazh.

Ndërkohë, Angellov informoi edhe për zjarrin në lokalitetin Ramno në Malin e Zi të Shkupit, nga i cili qytetarët në disa pjesë të Shkupit po ndjejnë erën e tymit. Zjarri atje po vazhdon prej dy ditësh dhe era e fortë po e vështirëson ndjeshëm shuarjen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.