Tre persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 08:30, si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në rrugën “4 Dëshmorët”, në Podujevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e Podujevës.
“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/