KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shpërthen fishekzjarrja në një shkollë në Gjermani: Plagosen dhjetë nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Shpërthen fishekzjarrja në një shkollë në Gjermani: Plagosen dhjetë nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Një incident është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një mjeti piroteknik ka lënë të plagosur 10 nxënës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 të mëngjesit të së martës, më 3 nëntor, në zonën Osterfeld, duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës dhe policinë.

Sipas hetimeve paraprake, një grup nxënësish dyshohet se kanë hedhur një fishekzjarr në dhomën e zhveshjes së palestrës, ku në atë moment ndodheshin 12 nxënës të klasës së pestë.

Shpërthimi shkaktoi lëndimin e 10 fëmijëve. Pesë prej tyre, të moshës 10 dhe 11 vjeç, u transportuan në spitalet pranë zonës për kontrolle të mëtejshme mjekësore, pasi kishin shfaqur dhimbje koke dhe shqetësime në veshë

.Prindërit dhe kujdestarët ligjorë u njoftuan për incidentin, ndërsa disa prej tyre u paraqitën menjëherë në ambientet e shkollës.

Policia bëri të ditur se të gjithë nxënësit që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje u identifikuan në vendngjarje. Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë publike moshat e personave që dyshohet se hodhën mjetin piroteknik, si dhe emrin e shkollës.

Çështja i është kaluar Departamentit të Hetimit të Krimeve 12, i cili po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Ngjarja në Oberhausen vjen vetëm katër ditë pas një tjetër incidenti të ngjashëm në një shkollë në qytetin Neuwied të Gjermanisë.Edhe në këtë rast, një fishekzjarr shpërtheu në tualetin e djemve gjatë pushimit mes orëve të mësimit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, tetë nxënës pësuan dëmtime të lehta në dëgjim si pasojë e zhurmës së fuqishme të shpërthimit.Policia nisi hetimet për të përcaktuar se si ndodhi ngjarja dhe kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Megjithatë, në atë kohë nuk u bë e ditur nëse ndonjëri prej nxënësve kishte pasur nevojë për trajtim spitalor.Dy incidentet e regjistruara brenda pak ditësh kanë rikthyer vëmendjen te rreziku që paraqesin mjetet piroteknike në ambientet shkollore, veçanërisht për sigurinë e fëmijëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.