Qeveria e Kosovës, po vazhdon me emërimin e zëvendësministrave me mandat katër vjeçar.
Së fundmi, Albin Kurti ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Viktor Buzhala në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

