KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shpendët terrorizojnë një lagje të Wisconsin, madje ndjekin edhe një punonjës të postës

Shpendët terrorizojnë një lagje të Wisconsin, madje ndjekin edhe një punonjës të postës

Banorët e qytetit Janesville në Wisconsin janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi një tufë gjeldetësh janë bërë gjithnjë e më agresive në zonat e banuara.

Një banor lokal publikoi pamje ku shihen shpendët duke ndjekur një postier në rrugë, ndërsa tha se edhe djali i tij 8-vjeçar është ndjekur nga shpendët gjatë rrugës për në shtëpi.

Sipas tij, shpendët janë pothuajse aq të mëdhenj sa fëmija dhe duken kërcënues kur hapin krahët.

– YouTube www.youtube.com

Banorët tregojnë se fillimisht i shihnin si pjesë të bukur të natyrës, por me kalimin e kohës ato kanë bllokuar trafikun, kanë shkaktuar aksidente dhe kanë sulmuar punonjës shërbimesh.

Biologë nga Departamenti i Burimeve Natyrore të Wisconsin-it thonë se agresiviteti i tillë është i rrallë, edhe pse ato mblidhen në tufa gjatë dimrit.

Autoritetet po bashkëpunojnë me USDA Wildlife Services dhe nuk përjashtohet mundësia që shpendët të zhvendosen nga zona. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.