KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës zgjedh kryesinë e re, në krye Zekim Istogu

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës zgjedh kryesinë e re, në krye Zekim Istogu

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka zgjedhur udhëheqjen e re me synim fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të derivateve në vend.

Në krye të Shoqatës për pjesën e parë të mandatit është zgjedhur Zekim Istogu, përfaqësues i IP-KOS SH.P.K.

“Udhëheqja e re ka përcaktuar si prioritete kryesore adresimin e sfidave të sektorit të naftës dhe derivateve, avancimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, si dhe fuqizimin e dialogut institucional për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit”, thuhet në njoftim.

Sipas Shoqatës, fokusi do të jetë edhe në mbrojtjen e interesave të bizneseve anëtare, rritjen e standardeve të tregut dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investime dhe konkurrencë të drejtë.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorëve strategjikë dhe forcimin e rolit të komunitetit të biznesit në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.