KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Shoferët u drejtohen vullkanizerëve, nga sot gjoba për drejtuesit e automjeteve pa pajisje dimërore

​Shoferët u drejtohen vullkanizerëve, nga sot gjoba për drejtuesit e automjeteve pa pajisje dimërore

Shoferë të shumtë u janë drejtuar sot vullkanizerëve për ndërrimin e gomave, me nisjen e periudhës së detyrueshme për pajisjet dimërore në Kosovë.

Nga sot, drejtuesit e automjeteve obligohen t’i pajisin veturat me pajisje dimërore, pavarësisht kushteve atmosferike.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ky detyrim mbetet në fuqi deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Shoferët që nuk i respektojnë këto dispozita rrezikojnë gjobë prej 40 eurosh, ndërsa për personat juridikë dhe institucionet publike, në rastet e përcaktuara me ligj, gjoba është 60 euro. Në rrugët e mbuluara me borë ose akull, automjeteve pa pajisjet e nevojshme dimërore mund t’u ndalohet qarkullimi.

Qytetari Agim Maloku që tashmë i ka ndërruar gomat e vetures, tha se ky proces është shumë i rëndësishëm.

“Është shumë e rëndësishme ndërrimi i gomave, përveqse është obligim prej 15 nëntorit është siguri e madhe për të gjithë qytetarët dhe për jetën e njeriut. Në stinën e dimrit, këtu tek ne në Obiliq prej avullit bëhen ngrica nëpër asfalt, është e nevojshme”, tha Maloku.

Edhe shoferë të tjerë prapa kamerave pohuan se janë pajisur me pajisje dimërore, ndërsa pronarët e vullkanizerëve që nuk donin të deklaroheshin thanë se ka pasur shumë interesim.

Pajisja me goma dimërore nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe masë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.