KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shkupi shpallet kryeqytet evropian i kulturës 2028, priten miliona vizitorë

Shkupi shpallet kryeqytet evropian i kulturës 2028, priten miliona vizitorë

Shkupi është shpallur Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028, një titull prestigjioz që jepet nga Bashkimi Evropian për qytetet me potencial të lartë kulturor.

Sipas ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, ky projekt pritet të sjellë deri në 8 milionë vizitorë të huaj, por kërkon përgatitje të madhe dhe strategji zhvillimi, veçanërisht në aspektin kulturor dhe ekologjik.

Ndërkohë, kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, theksoi se prioritet mbetet përmirësimi i projekteve kyçe si Kalaja e Shkupit, Akuadukti i Shkupit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Salla Universale, me synimin për ta prezantuar qytetin në mënyrën më të mirë.

Gjatë vitit 2028 pritet të organizohen qindra aktivitete kulturore, përfshirë festivale dhe ekspozita ndërkombëtare, duke e pozicionuar Shkupin si një qendër të rëndësishme kulturore në rajon.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.