KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkollat në kryeqytet: Nxënësit e prindërit pastrojnë vet klasat (VIDEO)

Shkollat në kryeqytet: Nxënësit e prindërit pastrojnë vet klasat (VIDEO)

Mbeturinat që i mblodhën në klasa i qitën në korridor.

Veçse këtë e bënë nxënësit, e jo stafi teknik.

E pos tyre, punën e mirëmbajtësve në shkollën “Naim Frashëri”, herë pas here, nga 13 tetori, po e kryejnë edhe prindërit, ngase ata janë në grevë, për pagën që nuk po e marrin.

Me këta të fundit, komuna arriti një marrëveshje, por punës po thonë se nuk i kthehen pa marrë atë që po kërkojnë.

Njëjtë do të veprohet edhe në shkollat tjera të kryeqytetit, veçse në “Ismail Qemaili”, prindërit nuk do t’i dërgojnë fëmijët për mësim. 

E pikërisht për mungesë të higjienës të enjten, inspektorati doli në institucione arsimore.

Për orët e humbura si pasojë e gjendjes së krijuar, Drejtoria e Arsimit i tha Klanit se po shohin mundësitë e zëvendësimit gjatë këtij gjysmëvjetori.

Detajet mund t'i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.