KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shkollat në Itali përballen me valë të re kërcënimesh për bomba dhe helmim

Shkollat në Itali përballen me valë të re kërcënimesh për bomba dhe helmim

Të paktën 100 shkolla në Itali morën të hënën kërcënime përmes emailit për vendosjen e bombave dhe helmimin e ushqimit, duke aktivizuar një protokoll të ri sigurie të prezantuar nga qeveria pas kërcënimeve të ngjashme të javës së kaluar.

Emaili u dërgua rreth orës 10:50 dhe ishte nënshkruar me inicialet MA. Në të paralajmërohej për dy rreziqe të pretenduara si të menjëhershme.

“Jam ngarkuar sapo me vendosjen dhe aktivizimin e një pajisjeje shpërthyese në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas 40 minutash”, thuhej në mesazh.

Po ashtu, pretendohej se “një punonjës në mensën tuaj ka përzier një substancë toksike, që përfshin azid natriumi dhe cianid kaliumi, në ushqim dhe furnizime”.

“Ju i keni shpërfillur kërkesat tona”, thuhej më tej në email, transmeton Telegrafi.

Këtë herë, kërcënimet çuan në evakuimin e vetëm disa shkollave. Kontrollet e ushqimit të shërbyer në mensat shkollore nuk zbuluan asnjë parregullsi.

Sipas udhëzimeve të reja të sigurisë, shkollat në Itali nuk evakuohen më automatikisht në rast të kërcënimeve të përgjithshme dhe të shpërndara në masë. Vendimi për evakuim u lihet autoriteteve të rendit dhe zyrtarëve të sigurisë, të cilët vlerësojnë rrethanat e secilit rast.

Mesazhet e së hënës u dërguan nga llogaria elektronike e një institucioni vietnamez, për të cilën dyshohet se është hakuar. Adresa academic.affairs3@vnuk.udn lidhet me një qendër kërkimore në qytetin Da Nang.

Policia postare italiane ka nisur hetimet për rastin.

“Po përballemi me një sfidë hetimore: sa më i thjeshtë të jetë operacioni, aq më e vështirë është të identifikohet një gabim i personit që e ka kryer sulmin”, deklaroi për SkyTg24 Ivano Gabrielli, drejtor i shërbimit të policisë kibernetike.

Ai theksoi se, nga pikëpamja teknike, aktualisht është mjaft e lehtë të sigurohet një adresë emaili nga rrjeti i errët dhe të përdoret në mënyrë anonime.

Megjithatë, Gabrielli shtoi se personat që kanë krijuar infrastrukturën për dërgimin e një numri kaq të madh mesazhesh mund të kenë lënë gjurmë që hetuesit mund t’i identifikojnë dhe t’i ndjekin.

Ndërkohë, duke folur në Bruksel, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se ekziston një “vizioni dhe vullnet i përbashkët për të qenë gjithnjë e më të bashkuar në reagimin ndaj sulmeve dhe në parandalimin e kërcënimeve të ndryshme përmes emailit, sulmeve kibernetike apo hakerimit”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.