KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkëndija s’e kalon Hibernianin, eliminohet nga Liga e Konferencës

Shkëndija s’e kalon Hibernianin, eliminohet nga Liga e Konferencës

Shkëndija nuk ka arritur të kualifikohet për në play-offin e finales së Ligës të Konferencës pasi u eliminua nga Hibernian.

Skuadra skoceze që një raund më parë e eliminoi Malishevën, veproi njëjtë edhe me ekipin tjetër shqiptar falë fitores me rezultat të përgjithshëm 1-2 nga dy ndeshjet.

Shkëndija zhvilloi një paraqitje mjaftë të mirë si nikoqir, por që assesi s’ia doli t’i finalizojë rastet me epilogun përfundimtar, i cili doli të jetë 0-0.

Pavarësisht tentimeve të shumta, plot 15 gjuajtje – ekipi nga Maqedonia e Veriut ishte i pafat në konkretizim.

Vlen të ceket se zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer edhe në aspektin defansiv, për të ndalur rastet të shumta nga Hiberniani.

Kësisoj, Shkëndija këtë vit mbetet pa Evropë, ndërsa i mbetet të luftojë për titull në Maqedoni me objektivin që të provojë ta sigurojë vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.