Kontributi i Shkëndijës së Tetovës në arenën evropiane është i dëshmuar, derisa na vjen mirë që vlerësohet edhe nga mediat vendore.
Për klubin, kjo është një tjetër dëshmi se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë.
"E kemi përcjellë me vëmendje renditjen e publikuar së fundmi nga Football Meets Data, sipas së cilës KF Shkëndija kontribuon me 55,9% të koeficientit pesëvjeçar të klubeve të Maqedonisë së Veriut në UEFA. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e pikëve të grumbulluara nga klubet vendore në këtë periudhë i atribuohen rezultateve të kuqezinjve në garat evropiane. Na vjen mirë që paraqitjet dhe kontributi i Shkëndijës në arenën evropiane vlerësohen edhe përtej klubit. Për ne, ky është një tjetër konfirmim se puna, përkushtimi dhe rezultatet e arritura ndër vite kanë lënë gjurmë. Krenarë për atë që kemi arritur, të motivuar për atë që na pret", shkruan klubi tetovar. /Zëri

