KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkeljet e (pa)qëllimshme: Top skandalet e BE-së karshi Kosovës (VIDEO)

Shkeljet e (pa)qëllimshme: Top skandalet e BE-së karshi Kosovës (VIDEO)

Të dielën e 15 nëntorit, u shënua një skandal i Bashkimit Evropian, karshi Republikës së Kosovës.

Melodia e një kënge serbe që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, duke nxitur reagime të forta gjithandej.

Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos shprehu keqardhje e shtoi se kënga nuk pasqyron në asnjë mënyrë as qëndrimin e Komisionit Evropian, as qëndrimin e saj personal ndaj Kosovës dhe historisë së saj.

Ngjarja me këngën nacionaliste serbe që Brukseli mohon ta ketë miratuar luajtjen e saj në ngjarjen e madhe, është veç incidenti më ri në raportet e BE-së me Kosovën.

Më 2021, Klan Kosova, zbuloi se emisari i atëhershëm për dialogun, Miroslav Lajçak, mbante në zyrën e tij në Bruksel, një hartë në të cilën nuk figuronte qartë vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, madje harta s’kishte as ndërprerjet kufizuese, sipas Rezolutës 1244.

Pas këtij skandali, BE-ja ndërroi pamjen e zyrës së emisarit, duke hequr hartën në fjalë. E vetë i dërguari për dialogun mundohej të arsyetohej.

Ndërkaq, në korrik të 2020-ës, derisa po e takonte presidentin serb, në misionin e këtij shteti në Bruksel,  komisionari për Zgjerim i kohës, hungarezi Oliver Varhelyi, u fotografua me nikoqirin pranë një libri me përmbajtje shoveniste, e pretendime territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

BE-ja pati thënë atëhere se takimi I komisionerit me serbin nuk ndodhi në zyrën e zyrtarit evropianë, kurse nga Prishtina zyrtare thanë se ky ishte skandal diplomatik.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.