Një person është arrestuar për shkak se me 18.06.2026 ka shkelur urdhrin mbrojtës duke e larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe gjurmuesin GPS që i kishte pasur të vendosura nga data 11.06.2026.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:50, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë/18.06.2026 – 12:50. Lidhur me veprat e cekura penale me 21.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se me 18.06.2026 ka shkelur urdhrin mbrojtës duke e larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe gjurmuesin GPS që i kishte pasur të vendosura nga data 11.06.2026. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/
