KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni

Shkelën rregullat në komunikacion, ndalohen 10 shoferë brenda një dite në Maqedoni

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të “drejtimit të pakujdesshëm të automjetit“.

Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët dy ishin të mitur, ndërsa një shofer ka shkaktuar aksident rrugor me dëme materiale. Një person ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e patentë shoferit, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të amdhe në rrugë”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.