KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin

“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë, kërkonte që të zbatohej vendimi i gjykatës për takimin me djalin e saj.

Në videon e publikuar ekskluzivisht nga emisioni MAT në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit të gjykatës.

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë po kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.

“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin!  Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar depuretja në Facebook.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

“Shkarkime, o kryeministër!A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!“.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.