Prishtina e ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Ismet Munishi.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale.
Vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe trajnerit Munishi erdhi për shkak të mos arritjes së rezultateve në ndeshjet e fundit.
“Faleminderit Ismet Munishi. Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.