KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit, djali i tij kërkon unitet në betejat ligjore

Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit, djali i tij kërkon unitet në betejat ligjore

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë të ditur se familja e tij është vizituar nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Përmes një postimi, Altin Krasniqi ka shprehur mirënjohjen për vizitën e presidentes, duke bërë të ditur se me këtë rast i kanë uruar asaj punë të mbarë dhe sukses në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se, në këto ditë të vështira për familjen e tyre dhe për shtetin e Kosovës, nevojiten unitet, solidaritet dhe përkushtim në përpjekjet ligjore për kthimin në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Vizita e presidentes vjen në një periudhë të ndjeshme për familjen Krasniqi, pas procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.