KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare

Shiroka-Pula takon kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane, flasin edhe për diasporën kosovare

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha” – thuhet në njoftimin nga zyra e Presidences, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, në takim është diskutuar edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, gjithashtu edhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.