Erling Haaland ka lavdëruar karakterin e Manchester Cityt pas fitores 1-0 ndaj Manchester Unitedit, pavarësisht se “Qytetarët” luajtën me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Phil Foden u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë, ndërsa Haaland shënoi golin e fitores pas pushimit për t’i dhënë Cityt një triumf të madh në derbi.
“Gjatë jetës sime nuk ka ndodhur shumë që të mbetemi me 10 lojtarë, kështu që ishte një përvojë e re për mua të fitojmë me 10 lojtarë. Është e jashtëzakonshme”.
“Duhej të tërhiqeshim, gjë që nuk është ideale. Ne duam ta mbajmë topin dhe të shënojmë gola, por në raste të tilla duhet të mbrohesh më shumë dhe t’i shfrytëzosh rastet kur krijohen. E bëmë shumë mirë”.
“Kjo tregon personalitet dhe karakter, të mbash Unitedin larg portës në Old Trafford me 10 lojtarë. Ky është personalitet”, deklaroi ai.
Ndërkohë, City bëhet ekipi i vetëm pas Arsenalit që ka arkëtuar 12 pikë nga katër xhirot e para, kurse do të rikthehet në mesjavë për të luajtur në EFL Cup ndaj Norwich Cityt./Telegrafi/