Menopauza dhe perimenopauza janë faza natyrale në jetën e çdo gruaje, të shoqëruara me ndryshime hormonale që mund të ndikojnë në mirëqenien fizike dhe emocionale.
Në United Hospital, ky tranzicion trajtohet me qasje profesionale dhe kujdes të vazhdueshëm, përmes kontrolleve të strukturuara që ndihmojnë në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme shëndetësore.
Gjatë kësaj periudhe, vizitat e rregullta gjinekologjike dhe analizat laboratorike mbeten thelbësore për ruajtjen e cilësisë së jetës dhe menaxhimin më të lehtë të simptomave.
Pako e Menopauzës – 55€
Përfshin:
• Vizitë gjinekologjike
• Echo gjinekologjike
• Echo gjiri
• PAP test
• Analiza laboratorike (Vitaminë D, Kalcium, Fosfor)
Pako e Perimenopauzës – 60€
Përfshin:
• Vizitë gjinekologjike
• Echo gjinekologjike
• PAP test
• Analiza hormonale (Estradiol, Progesteron, TSH)
Kjo është një kujtesë e rëndësishme për çdo grua që të mos e lë veten anash. Kontrollet rutinore dhe kujdesi i vazhdueshëm janë hapa të thjeshtë, por thelbësorë për shëndetin afatgjatë. Andaj, United Hospital vjen si një mundësi konkrete për të kryer kontrollet e nevojshme në kohë, duke vendosur shëndetin në prioritet.
Rezervo kontrollin tënd sot – mos e lë për më vonë, vendose shëndetin në rend të parë.