KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shembet ura mbi lumin Silnicë në Nadakovc

Shembet ura mbi lumin Silnicë në Nadakovc

Është shembur ura mbi lumin Silnicë në fshatin Nadakovc, ndërkaq lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala,

Segmenti qendror i urës ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa kjo urë nuk përdorej që prej 1 viti pasi ishte dëmtuar nga vërshimet.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Vushtrrisë, Benjamin Shala, ka deklaruar për Telegrafin se ura kishte qenë jashtë funksionit për qarkullim që pas dëmtimeve të shkaktuara nga vërshimet dhe se autoritetet komunale e kishin ndaluar përdorimin e saj para një viti.

“E kena ndalu pas vërshimeve për qarkullim, sepse ura ka pasë dëmtime. Është ndërtuar mbi 20 vite. Për momentin s’ka qenë e qarkullueshme. E kemi ndalu qarkullimin, por ka rrugë alternative që çon deri te ura. Ka qenë e dëmtuar para një viti nga vërshimet. Sot e kemi marrë informacionin për shembjen e urës”, ka deklaruar Shala.

I pyetur nëse Komuna ka planifikuar ndërtimin e një ure të re, Shala tha se një projekt i tillë nuk është paraparë për këtë vit. “Për këtë vit jo”, u shpreh ai. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.