KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 28 persona

Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 28 persona

Të paktën 28 persona humbën jetën kur çatia e një shkolle private u shemb sot në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshawar.

Shërbimi i shpëtimit “Rescue 1122” në Peshawar tha se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 47 fëmijë nga rrënojat dhe i dërguan në spitale.

Në mesin e të shpëtuarve, 28 persona kanë humbur jetën, përfshirë një mësues, sipas një deklarate të postuar në platformën e mediave sociale amerikane Facebook.

Operacioni i shpëtimit është pothuajse i përfunduar, ku 95 për qind e mbetjeve janë pastruar, njoftuan zyrtarët e shpëtimit.

Megjithatë, përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për fëmijët që mund të kenë mbetur ende të bllokuar nën rrënojat e Qendrës Arsimore “Al-Khair”.

Shembjet e ndërtesave janë të shpeshta në Pakistan, kryesisht për shkak të rregullave të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të materialeve ndërtimore me cilësi të dobët.

Në qershor, 14 fëmijë humbën. jetën kur çatia e një qendre private të shkollimit u shemb në zonën Kahna në Lahore. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.