KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shell Kosova zgjeron konceptin e Gjeneratës së 5të edhe me pikën Veternik 4

Shell Kosova zgjeron konceptin e Gjeneratës së 5të edhe me pikën Veternik 4

Shell Kosova vazhdon zgjerimin e konceptit të Gjeneratës së 5të të pikave Shell në Kosovë, duke shtuar edhe pikën Shell Veternik 4, e vendosur në dalje nga autostrada.

Kjo pikë i bashkohet rrjetit ekzistues të pikave me konceptin më të ri global të Shell, duke ofruar një përvojë të avancuar shërbimi për çdo udhëtar.

Gjenerata e 5të e Shell përfaqëson standardin më të ri të pikave Shell në mbarë botën, me dizajn modern, ambient funksional dhe fokus të plotë në komoditetin e konsumatorit. Me hapjen e pikës Veternik 4, Shell Kosova rrit edhe më tej qasjen dhe lehtësinë për klientët që lëvizin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Pika e re ofron shërbime të plota për furnizim, Shell Café me koncept të ri vetëshërbimi, produkte të freskëta takeaway, si dhe hapësira të dizajnuara për ndalesa të shpejta dhe të rehatshme. Ky zgjerim synon t’u përgjigjet nevojave të përditshme të shoferëve, duke e kthyer çdo ndalesë në një përvojë më të plotë.

Paralelisht me hapjen e pikës Veternik 4, Shell Kosova njofton se edhe pikat e tjera janë në proces të adaptimit dhe kalimit në konceptin e Gjeneratës së 5të, duke zgjeruar gradualisht këtë standard të ri në të gjithë rrjetin.

Shell Kosova mbetet e përkushtuar të investojë vazhdimisht në rrjetin e saj, duke sjellë inovacion, standarde ndërkombëtare dhe shërbime të avancuara për konsumatorët në të gjithë vendin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.