KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shehu: Pa ujë nuk ka prodhim, po vazhdojnë punimet për kanalet e ujitjes në Junik

Shehu: Pa ujë nuk ka prodhim, po vazhdojnë punimet për kanalet e ujitjes në Junik

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se kanë vazhduar punimet për ndërtimin e kanaleve të ujitjes në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka thënë se bashkë me ekipin e tij ka dalë në terren për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

“Së bashku me ekipin tim, ishim në terren për të parë nga afër punimet në ndërtimin e kanaleve të ujitjes”, ka shkruar Shehu.

Ai e ka cilësuar këtë si një investim të rëndësishëm për bujqit dhe zhvillimin e bujqësisë në Junik.

“Një investim i rëndësishëm për bujqit tanë dhe për zhvillimin e bujqësisë në komunën tonë. Pa ujë nuk ka prodhim!”, ka deklaruar Shehu.

“Vazhdojmë me punë!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.