Ushtria amerikane po zhvillon plane të reja për sulme ndaj Iranit – objektiv kryesor mund të jetë kreu i Gardës Revolucionare.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara po shqyrton dhe po zhvillon plane të reja për sulme të mundshme ndaj Iranit, në rast se situata e tensionuar në rajon përshkallëzohet më tej.
Sipas burimeve të përfshira në planifikime, një nga objektivat kryesore të mundshme mund të jetë edhe kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Ahmad Vahidi si pjesë e një strategjie më të gjerë ushtarake, shkruan cnn.
Plani i ri amerikan përfshin opsione të ndryshme veprimi, duke filluar nga sulme të kufizuara ndaj caqeve ushtarake deri te goditje më të koordinuara ndaj strukturave të rëndësishme të sigurisë iraniane.
Zyrtarët amerikanë theksojnë se këto skenarë janë ende në fazë planifikimi dhe do të aktivizohen vetëm nëse përkeqësohet më tej situata ose nëse dështojnë përpjekjet diplomatike.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur të zgjasin armëpushimin përtej dy-javëshit, I cili mbaronte ditë më pare. /Telegrafi/