Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri, transmeton Zeri.info.
“Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e shkurtër për media. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

