KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA sulmon Iranin pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

SHBA sulmon Iranin pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

Ushtria amerikane ka kryer sulme kundër objektivave iraniane, ka konfirmuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Thuhet se një raund i tretë sulmesh këtë javë filloi pasi forcat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit sulmuan një anije kontejnerësh me flamur të Qipros.

“Një anëtar civil i ekuipazhit mungon dhe anija nuk është në gjendje të vazhdojë udhëtimin për shkak të një zjarri në bord dhe dëmtimeve të konsiderueshme në dhomën e motorit”, deklaroi CENTCOM.

“Shtetet e Bashkuara po imponojnë një kosto të rëndë duke vazhduar të degradojnë aftësinë e Iranit për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë lirshëm nëpër ngushticë”, shtoi ajo.

Shpërthime ishin raportuar në Iranin jugor nga Press TV e Iranit.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka raportuar shpërthime në Bandar Abbas, Sirik dhe ishullin Qeshm – të cilat kanë pamje nga Ngushtica e Hormuzit.

Garda Revolucionare e Iranit tha më parë se ngushtica do të mbyllet deri në njoftim të mëtejshëm dhe konfirmoi se kishte goditur një anije. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.