KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA miratoi huan 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare, Ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

SHBA miratoi huan 302 milionë dollarësh për mbrojtjen shqiptare, Ambasada amerikane në Tiranë: Mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

Uashingtoni ka dhënë “dritën jeshile” për një kredi të re prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Pas miratimit të marrëveshjes së huas në kuadër të programit amerikan “Foreign Military Financing” (FMF), ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se marrëveshja do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035“, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë. /TCH/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.