KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA kujton nisjen e ndërtimit të ambasadës në Prishtinë, thekson bashkëpunimin

SHBA kujton nisjen e ndërtimit të ambasadës në Prishtinë, thekson bashkëpunimin

Ambasada e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 11-vjetorin e nisjes së punimeve për ndërtimin e kompleksit të ri diplomatik, duke e cilësuar atë si një simbol të partneritetit mes dy vendeve.

Në një njoftim theksohet se objekti i ambasadës në Kosovë është një ndër ndërtesat më moderne të këtij lloji në botë.

“Më këtë ditë, 11 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara nisën zyrtarisht ndërtimin e kompleksit të ri të ambasadës në Prishtinë. Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadës, projekti është realizuar me një dizajn inovativ dhe standarde të larta sigurie, ndërsa në procesin e ndërtimit janë përfshirë edhe punëtorë dhe arkitektë vendorë.

“Dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë lokalë gjatë procesit të ndërtimit”, theksohet më tej në postim.

Ambasada amerikane në Prishtinë konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme diplomatike të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.