Ushtria amerikane ka thënë se ka nisur të ndërmarrë “sulme vetëmbrojtjeje” kundër Iranit.
Një deklaratë e Komandës Qendrore të SHBA-së tha se ato u kryen me urdhër të presidentit amerika, Donald Trumpit “në përgjigje të rrëzimit të djeshëm të një helikopteri Apache të Ushtrisë amerikane”.
“Misioni është një përgjigje proporcionale ndaj agresionit të pajustifikuar iranian”, shtohet në deklaratë.
Sipas mediave shtetërore iraniane, janë dëgjuar shpërthime në disa zona lindore të provincës Hormozgan, përfshirë Kohstak, Sirik dhe Minab.
“Burime lokale gjithashtu raportojnë aktivitet mbrojtës në disa pjesë të provincës”, tha agjencia.
Mediat shtetërore gjithashtu raportuan se janë goditur edhe ishulli Qeshm dhe qyteti Bandar Abbas. /Telegrafi/
