KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve me Iranin

SHBA konfirmon raundin e dytë të bisedimeve me Iranin

Sipas raportimeve, SHBA-të po dërgojnë zyrtarë për bisedime me ministrin e jashtëm iranian në Pakistan.

I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, po dërgohen në Islamabad.

Por zëvendëspresidenti JD Vance, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan herën e fundit, nuk do të shkojë.

Media shtetërore iraniane tha se ministri i jashtëm Abbas Araghchi po shkon gjithashtu në Pakistan.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Irani ka kërkuar takime të reja ballë për ballë.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Iran, duke thënë se nuk ka nevojë .

“Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht”, tha Trump në Zyrën Ovale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.