Negociatorët amerikanë kanë mbështetur idenë e tërheqjes së forcave të Ukrainës nga rajoni lindor i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO.
Kështu bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
Komentet e presidentit ukrainas vijnë pasi të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u takuan me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Zelenskyn, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kievi ka kërkuar prej kohësh anëtarësim në aleancën ushtarake, por kjo është kundërshtuar më parë nga SHBA-të dhe të tjerët, ndërsa Rusia ka thënë se një anëtar tjetër i NATO-s në kufirin e saj është i papranueshëm.
Rusia kontrollon pjesën më të madhe të rajonit industrial të Donbasit dhe Zelensky ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori sovran.

