KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA drejt publikimit të dokumenteve për UFO, flet Trump

SHBA drejt publikimit të dokumenteve për UFO, flet Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se disa “dokumente shumë interesante” në lidhje me UFO-t do të publikohen nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së “shumë, shumë shpejt”.

Duke folur në Phoenix, presidenti amerikan i kujtoi turmës se si në shkurt i kishte udhëzuar Sekretarit të tij të Mbrojtjes, Pete Hegseth, të fillonte publikimin e dosjeve që lidhen me “jetën aliene dhe jashtëtokësore”.

Në një aktivitet të organizuar nga Turning Point USA, Trump tha: “Ky proces është në rrugë të mbarë dhe duhet ta them se gjetëm shumë dokumente shumë interesante”.

“Lëshimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt”, shtoi ai.

Disa politikanë amerikanë kanë kërkuar zbulimin e dosjeve qeveritare që lidhen me fenomene ajrore të paidentifikuara, ose UAP, pasi ish-presidenti Barack Obama tha në shkurt se “shanset ishin të mira që atje jashtë të kishte jetë”.

Por kritikët kanë sugjeruar se presidenti mund të jetë duke përdorur diskutimet rreth UFO-ve për të shkëputur vëmendjen nga polemika rreth dosjeve Epstein.

Ndryshe, presidenti, emri i të cilit shfaqet në dosje, ka mohuar çdo shkelje në lidhje me krimet e Jeffrey Epstein. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.