KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

SHBA dhe Belgjika kërkojnë një biletë për në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare

SHBA dhe Belgjika kërkojnë një biletë për në çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjika do të përballen në raundin e 16-të të Kupës së Botës, në një ndeshje që zhvillohet në Seattle dhe nis në orën 02:00 me kohën tonë lokale.

Përballja vjen mes shumë diskutimeve rreth sulmuesit amerikan Folarin Balogun, të cilit FIFA ia anuloi kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e kaluar, duke i hapur rrugën për t’u paraqitur nga minuta e parë ndaj Belgjikës.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i Belgjikës, Rudy Garcia, ka vendosur të bëjë katër ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen e fundit.

Ngoy zë vendin e Theate në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Onana dhe Raskin startojnë në mesfushë në vend të Vanaken dhe De Bruyne. Po ashtu, Jeremy Doku mbetet në bankën rezervë, me Dodi Lukebakion që nis sfidën nga minuta e parë.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret Spanja, që eliminoi Portugalinë me rezultat 1-0.

Formacionet zyrtare

SHBA: Freese, Freeman, Ream, Richards, Robinson, Tillman, Adams, Dest, McKennie, Pulisic, Balogun.

Belgjika: Courtois, Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper, Onana, Tielemans, Lukebakio, Raskin, Trossard, De Ketelaere./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.