KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shasivari: Kodi Penal do të jetë gati deri në fund të muajit, pres takim me Filipçen për Kodin Zgjedhor

Shasivari: Kodi Penal do të jetë gati deri në fund të muajit, pres takim me Filipçen për Kodin Zgjedhor

Kodi Penal do të jetë gati dhe do të dorëzohet për mendim deri në fund të muajit, tha ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari.

Kur u pyet se si do ta bindte Bashkimin Evropian se reformat po zbatohen, kur miratimi i Kodit Zgjedhor dhe Penal varet nga një marrëveshje politike, Shasivari tha se procesi i miratimit të Kodit Penal është drejt përfundimit.

“Sa i përket Kodit Penal, ai është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe pres që të dorëzohet për mendim deri në fund të këtij muaji dhe ky proces do të përfundojë së shpejti”, tha Shasivari për “Lokalno”.

Lidhur me Kodin Zgjedhor, ministri tha se pret që deputeti dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ta pranojë ftesën e tij për një takim në Kuvend dhe që përfaqësues nga kjo parti politike të jenë të pranishëm në takimin e ardhshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sa i përket Kodit Zgjedhor, patëm një takim me të gjithë pjesëmarrësit në procesin e miratimit, por për fat të keq një parti politike relevante nuk u paraqit në atë takim, por unë tashmë kam dërguar një ftesë për t’u takuar me Kryetarin e LSDM-së dhe deputetin, Venko Filipçe, për të pasur një takim në Parlament për takimin e ardhshëm në Ministrinë e Drejtësisë për të pasur përfaqësues të LSDM-së në tryezë dhe për të vazhduar atë dialog në mënyrë evropiane në një frymë evropiane, për kodin e ri zgjedhor”, tha Shasivari./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.