KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shala: Thaçi ishte nën presion prandaj kishte dyshime për Konferencën e Rambujesë

Shala: Thaçi ishte nën presion prandaj kishte dyshime për Konferencën e Rambujesë

Gazetari-aktivisti Blerim Shala kanë zbardhur detaje nga përgatitjet për Konferencën e Rambujesë, duke theksuar se lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vepruar nën presion të madh nga komandantët e zonave dhe se kjo ndikoi në dyshimet e tij ndaj konferencës

Surroi rrëfeu se gjatë diskutimeve për qeverinë e përkohshme, Thaçi ishte skeptik dhe vendosi të mos merrte pjesë në një takim kyç me zyrtarët amerikanë, përfshirë Madeleine Albright, James Dobbins dhe Richard Holbrooke.

Surroi ka thënë se në atë moment u angazhua personalisht për të siguruar që dokumenti të pranohej dhe u nënshkrua nga pesë persona, duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Thaçin, Surroin dhe Blerim Shalën.

Blerim Shala

Shala shtoi se presioni ka ardhur kryesisht nga përfaqësues lokalë të UÇK-së dhe spekulime të ndryshme që qarkullonin rreth marrëveshjes, duke e bërë Thaçin të dyshojë për suksesin e konferencës.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Madeleine Albrightit, e cila sipas tij ishte përkushtuar maksimalisht për të mos i lënë palët shqiptare vetëm dhe për të siguruar finalizimin e marrëveshjes.

“Mendoj që ka qenë në presion të madh (Thaçi)… prej UÇK-së, prej përfaqësuesve lokalë të UÇK-së, pastaj ka pasur spekulime të llojllojshme, të cilat e kemi ndi edhe unë edhe ti. Pastaj u dashke me i konsultu Hillin dhe ekipin e zonjës Albright, a janë të vërteta jo, se spekulimet e tilla që kjo është veç konferencë provizore, e cila me gjasë ka përhapë Adem Demaçi, ndoshta edhe dikush nga UÇK-ja, se kjo është konferencë provizore, amerikanët s’janë të interesuar të ketë sukses, duhet të ketë konferencë tjetër në Amerikë, dhe atje do të vendoset”, rrëfeu Shala, në një bashkëbisedim në podcastin PIKË, publicisti Veton Surroi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.