Xhiroja e tetë e Serie A nisi të premten mbrëma, me Torinon që mposhti Monzan 3-2, ndërsa sot në program janë katër ndeshje interesante.
Dita nis në orën 15:00, me Cagliarin që pret Bolognan dhe Comon që përballet me Sassuolon.
Në orën 18:00, vëmendja zhvendoset te "Derby della solle" në mes Napolit dhe Romës, një përballje e rëndësishme për ambiciet e të dyja skuadrave në kampionat.
Xhiroja e së shtunës mbyllet në orën 20:45, me Lazion që pret Parmën, në kërkim të pikëve për të vazhduar garën në krye të tabelës. Të gjitha ndeshjet transmetohen në ArtMotion.
Burimi: klankosova.tv ↗

