Ish-sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, e ka mbështetur ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Gabriel Jesus, i cili do të ketë sukses te Barcelona, pas transferimit të tij të fundit.
Barcelona ka qenë mjaft aktive në afatin kalimtar të verës duke bërë përforcime si Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Rodri dhe së fundmi Gabriel Jesus.
Për sulmuesi brazilian, fjalë të mira ka folur edhe ish-lojtari i Barcelonës, Aguero, i cili e kishte bashkëlojtarë gjatë kohës te City.
“Gabriel Jesus mund t’i sjellë shumë Barcelonës. Pep e përdori atë kur na duhej një sulmues më sulmues dhe ai kishte një rol shumë të qartë. Flick ka një stil të ngjashëm.
“Në Ligën Premier është shumë e vështirë të shënosh gola, është shumë e komplikuar. Mendoj se ai mund të shënojë lehtësisht 10 ose 15 gola në sezon”.
Aguero ka folur edhe për Rodrin, duke e vlerësuar lartë për nivelin e lojës.
“Barca do ta shijojë Rodrin. Ai luan shumë thjesht dhe pozicionohet shumë mirë, luan si ekip, mbrohet mirë… Ai e parashikon lojën. Nuk është e njëjta gjë ta shikosh në televizor dhe në fushë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/
