KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Serbia e ndalon në Merdare avokatin Arianit Koci për “verifikim shtesë”

Serbia e ndalon në Merdare avokatin Arianit Koci për “verifikim shtesë”

Avokati Arianit Koci është ndaluar për rreth 20 minuta nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdare, për atë që është cilësuar si “verifikim shtesë”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Koci, i cili kishte qëndruar në Beograd në cilësinë e avokatit të ish-ushtarit të UÇK-së, Mit’hat Lozhani.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, ka deklaruar Koci.

Një ditë më parë, nga Beogradi, ai kishte paralajmëruar se rasti i Lozhanit po merr drejtim që, sipas tij, kërkon reagim të menjëhershëm.

Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani, u arrestua të enjten, më 5 shkurt, gjatë kalimit transit në territorin e Serbisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.