KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

Senatori amerikan Gary Peters nga Michigan ka publikuar një deklaratë të fortë, në të cilën shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Ai në rrjetin social X thekson se situata po përshkallëzohet dhe u kërkon autoriteteve vendore që të përmbahen nga çdo formë agresioni ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas senatorit, të gjithë aktorët në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Peters thekson se Michigan është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe të gjallë shqiptaro-amerikan dhe se këto zhvillime prekin thellësisht shumë qytetarë të shtetit të tij.

“Këto ngjarje janë gjithëpërfshirëse për shumë shqiptarë të Michiganit”, shkruan ai, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë që ekziston mes komunitetit shqiptar në SHBA dhe atdheut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.