KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Selin ndalon garën për të ndihmuar Brikenën pasi rrëzohet gjatë sfidës, banorja pasi ngrihet vazhdon të vrapojë

Selin ndalon garën për të ndihmuar Brikenën pasi rrëzohet gjatë sfidës, banorja pasi ngrihet vazhdon të vrapojë

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët janë përballur me një sfidë të re sportive ku ata duhej të garonin në dyshe në një garë vrapimi deri në një pikë të caktuar.

Sfidat e tilla janë bërë pjesë e lojës, duke testuar shpejtësinë, bashkëpunimin dhe reagimet e banorëve në situata konkurruese.

Gara nisi pas rënies së gongut, ndërsa dyshja e parë që u përball në këtë sfidë ishin Brikena dhe Selin.

BBVA/Instagram

Të dy filluan të vrapojnë nga oborri i shtëpisë drejt zonës së përcaktuar ku ndodhej edhe pika e finishit.

Gjatë garës ndodhi një moment që tërhoqi vëmendje të madhe: Brikena u rrëzua gjatë vrapimit dhe u duk se pati vështirësi të vazhdojë garën.

Në atë moment, Selin ndaloi menjëherë për t’i dhënë ndihmë dhe për t’u siguruar që ajo të ngrihej dhe të vazhdonte.

Pasi Brikena u ngrit dhe rifilloi vrapimin, ajo arriti të përfundojë sfidën e para.

Ndërkohë, Selin, pasi u sigurua që ajo ishte në rregull, nuk e vazhdoi më garën dhe e la sfidën në atë pikë.

Ky moment u bë shumë i komentuar në rrjetet sociale, ku pamjet e postuara nga programi shkaktuan reagime të shumta nga publiku, duke ndarë opinionet mbi sjelljen e të dy banorëve gjatë garës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.