Selena Gomez solli një atmosferë glamuri në ceremoninë e Emmy Awards, ku u shfaq me një veshje elegante dhe tërheqëse.
Ylli i serialit “Only Murders in the Building” zgjodhi një fustan ngjyrë ai.
Veshja e ngushtë theksonte siluetën e saj, ndërsa reflektimi i dritës i jepte një pamje luksoze.
Selena Gomez
Fustani ishte i mbuluar me temina të vogla të arta dhe rruaza, të vendosura në forma të harkuara rreth belit dhe ijeve, duke krijuar një efekt të veçantë vizual.
Gomez e kompletoi pamjen me flokë të valëzuar, grim natyral dhe aksesorë elegantë, përfshirë vathë, një byzylyk dhe unazë.
Selena Gomez
Aktorja pozoi me shumë vetëbesim në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze.
Selena ishte gjithashtu pjesë e nominimit të “Only Murders in the Building” për serialin më të mirë komedi së bashku me Martin Short, Steve Martin dhe pjesën tjetër të kastit. /Telegrafi/
Selena Gomez