KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, Ziadin Sela është përplasur me Afrim Gashin.

Sela tha se i është bërë padrejtësi deputetëve të tij, në lidhje me radhitjen e deputetëve të cilët do të parashtrojnë pyetje.

“Ne jemi deputetë të paorganizuar në grupe parlamentare dhe nuk kontrollohemi nga asnjë forcë politike. Askush nuk është konsultuar me ne për radhitjen e deputetëve të cilët do të parashtrojnë pyetje. Rregullorja e thotë qartë se radhitja e deputetëve bëhet në marrëveshje me grupet parlamentare dhe deputetët që s’janë të organizuar në grupe parlamentare. Nëse keni marrëveshje me BDI-në në mënyrë që të ngelin në hije deputetët e partive tjera, ne do t’ua çjerrim këto maska”, tha Sela.

Gashi nga ana tjetër tha se nuk është bërë asnjë padrejtësi dhe citoi nenin e Rregullores së Kuvendit.

“Nuk ka asnjë padrejtësi, radha për parashtrimin e pyetjeve është paraparë në nenin 41 në paragrafin e dytë”, tha Gashi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.