Ligji për përfaqësim të drejtë dhe Adekuat, i propozuar nga Qeveria, sipas kreut të Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, nuk është aspak i mirë, madje është i dëmshëm. Sela tha se ligji është njësoj si balancuesi, vetëm paketimi është ndryshe. Ai u bëri thirrje deputetëve që të kenë kujdes, ndërsa akuzoi OBRM-PDUKM-në se po e djegë Marrëveshjen e Ohrit.
“Unë mendoj se ky ligj është shumë i dëmshëm, është shumë i dëmshëm dhe shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë që të kenë kujdes, ligjet e tilla të cilat kanë për qëllim që avazh avash ta çmontojnë Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është çështje interesash personale dhe individuale. Ky ishte mesazhi që ja dhashë edhe zv kryeministrit Bekim Sali, nëse ka ndërgjegje ta kuptojë, i thash ky ligj s’është për ty, as për mua, s’është as për Shkëlzenin sepse unë i kam kaluar 53″.
“Ky ligj është projeksion i ardhmërisë së gjeneratave që vinë, i atyre studentëve që protestojnë, i fëmijëve që i keni në shtëpi dhe atyre që ndoshta nuk kanë lindur, i nipërve dhe stërnipërve. Kështu që ky ligj assesi nuk duhet të kalojë……Balancuesi që merret si krahasim me ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është e njëjta gjë, është e njëjta gjë, vetëm paketimi i emrit është ndryshme. OBRM-PDUKM mundohet që ta harxhojë, ta djeg edhe këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Sela në Alsat.
LEXO:
- Audi A6 bëhet edhe më i fuqishëm në terren
- SHBA nis tërheqjen e aeroplanëve ushtarakë nga Izraeli pas marrëveshjes me Iranin
- Këshilla për ta bërë shtatzëninë më të lehtë gjatë vapës së verës
- Waitz: Maqedonia mund të jetë anëtare e radhës në BE pas Malit të Zi
- Pse janë inflamacionet e rrezikshme dhe si t’i njohim ato në kohë
- Brigitte Macron bëri një kthesë të papritur në stil: Hoqi dorë nga takat dhe zgjodhi atlete elegante
- Franca kalon në epërsi, Mbappé zhbllokon sfidën ndaj Senegalit
- Grammy prezanton pesë kategori të reja dhe ndryshon rregullat për zgjedhjen e artistit më të mirë të ri
